Zbulohen detaje të reja nga vrasja në Maqellarë të Dibrës, ku një 44-vjeçare goditi për vdekje me thikë vjehrrën e saj 74 vjeçare.
Sipas news24, për 6 orë shtetasja me inicialet M.M., ka fshehur krimin, ndërsa ngjarja u zbulua nga bashkëshorti i saj.
Ka qenë ky i fundit ai që njoftoi policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri arrestimin në flagrancë të autores.
Mësohet se vjehrra kishte kërkuar disa herë urdhër mbrojtje ndaj nuses dhe sipas banorëve konfliktet kanë qenë të hershme.
Ndërkohë, banorët e fshatit kanë bërë me dije se shtetaseje me inicialet M.M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sipas banorëve të zonës, kur nusja ka dalë jashtë, iu ka thënë fëmijëve se vjehrrës i dhimbte koka ndaj edhe kishte bërtitur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.