I ftuar në “Shqipëria Live”, konspiracionisti Arianit Sllamniku, ka folur në lidhje me politikanët shqiptarë se si po ndihkohen ata nga politikat e masonëve dhe globalistët.
“Politikanët shqiptarë janë një paradoks. Luftojnë se kush do t’i shërbejë më shumë globalistëve. Mungon një fuqi e re politike në Shqipëri, më nacionale, që të mendojë më shumë për shqiptarët. Fati i Këlliçit është në duart e Ramës dhe Veliajt”, u shpreh Sllamniku.
Cila është teza e masonëve që duan ta zbatojnë në Shqipëri?
“Shpopullimi i Shqipërisë, popullimi i Shqipërisë nga popuj të Lindjes së Largët, që do të jenë servilë, që nuk do të kenë votë. Shqiptarët janë rracë e bardhë, janë konservatorë që duan të shtojnë familjen. Janë mëse elitarë”, tha Sllamniku.