Fotoja e mësipërme tregon se si duket lokali ku një natë më parë u krye masakra me 1 të vrarë dhe 5 të plagosur.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Don Boskos në kryeqytet, ndërsa lokali ishte në pronësi të Fatjon Muratit, personazh i botës së errët të krimit.
Në pamje shihen se si janë thyer xhamat e lokalit, ku u qëlluan me armë dhe klinetë që kishin shkuar të pinin kafe, teksa objekti është i rrethuar nga shiriti i policisë.