Personi i dytë, i cili është mes shtatë të arrestuarve të tjerë nga operacionin i SPAK në qytetin e Durrësit, është Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit 11 katësh, i cili u dëmtua nga tërmeti i 2019. Dosja.al ka siguruar edhe foton e pallatit në fjalë.
Ndërsa, të arrestuarit e tjerë me urdhër të SPAK janë:
-Vangjush Dako, ish-kreu i Bashkisë Durrës
-Adhurim Qehajaj, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit
-Adlei Likmeta, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit.
-Rozi Kovaçi
-Edlira Kërtusha, ish-juriste e Urbanistikës
-Nandi Tocilla.
ÇFARË NDODHI SOT?
Vetëm katër ditë më parë, Vangjush Dako u thirr në dyert e SPAK ku u pyet rreth katër orë. Dyshohet se çështja ka të bëjë me një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti.
Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat, ku për 11 kate leja nuk u zbardh, çoi në pranga ditën e sotme Vangjush Dakon. Ndërtuesi vijoi punën dhe ndërtoi edhe katër kate të tjera, pas këtij momenti u zbardh leja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 29 nëntorit.