Këshilli i lartë i Prokurorisë nis diskutimin për verifikimin e kushteve ligjore për kandidatët e SPAK.

Mësohet se Komisioni i zhvillimit të karrierës pasi ka marrë aplikimin e 3 kandidatëve, ka arritur në përfundim se ata nuk kanë masa disiplinore në fuqi dhe se kanë paraqitur platformën e tyre.

Sipas KLP Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për kreun e SPAK. Me 10 vota pro miratohet në mungesë të antares Esmeralda Keshi.