Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kë mbajtur ditën e sotme pas mbylljes së protestës një konferencë për shtyp teksa fokusi i fjalës ka qenë agresori Gerti Shehu.

“Agresori është me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë. I ka shërbyer policisë kriminale në rrjetet kriminale dhe në besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vllau mysliman. Është i regjistruar kur pohon se unë zbatova porosinë e një vëllau mysliman.

Porosia e vëllaut është e një vëllau pa fe, është i Edi Ramës dhe ministrit të tij të familjes Bledi Cuçi. Absolutisht nuk mendoj të jetë kusht tjetër përveç Ardi Veliut, por Ardi Veliu në kupolën e policisë është krimineli që mund të stisë dhe organizojë çdo gjë. Nuk kam prova për Ardi Veliun.

Është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikut të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë.
Siç e shihni ky ka fituar, mund të jetë mjekuar nuk e përjashtoj, por e vërteta është që kjo shkresë është parafabrikat për të mashtruar liderët europianë që janë sot këtu.

Shkresa nuk ka asnjë datë që nuk ndodh ndonjëherë se kur është lëshuar. Ka për klinikën mjekësore ‘Venis’ dhe për çudinë tuaj as vula nuk ka datë. Është me vula të shuma, por pa data.”- tha Berisha