Policia ka arrestuar anëtarin e PD në Kurbin, Van Rrica. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin.
Ngjarja erdhi pas një konflikti mes një anëtari të Partisë Demokratike në Kurbin dhe nënkryetarit të saj Kastriot Marku.
Shkak mësohet se ka qenë regjistrimi i disa simpatizantëve që do të merrnin pjesë në procesin e votimit në primare.
Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.
Anëtari i PD-së që përdori armën ka qenë nën efektin e alkoolit.