Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arsyet e paraqitjes së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SPAK, ditën e sotme.

Mësohet se Meta është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për tu pyetur në lidhje me aferën CEZ-DIA.

Në prill të vitit 2022, SPAK ka rihapur dosjen e CEZ-DIA, në lidhje me vjedhjen e parave publike.