Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Ersekës. Nga informacionet paraprake mësohet se në këtë konflikt janë përfshirë 5 persona nga fshati Taç i Ersekës, mes të cilëve edhe kushërinj të cilët janë konfliktuar për zaptim të tokës.


Kaq ka mjaftuar që në këtë koflikt masiv të përdoren thikat, e për pasojë ka mbetur i plagosur një prej tyre.


Burime bëjnë të ditur se njëri prej kushërinjve që janë konfliktuar është plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Korçës, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa të tjerë të përfshirë në të, kanë marrë plagë të lehta dhe pasi kanë marrë mjekimin në spitalin e Ersekës janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.



Në këtë konflikt mësohet se janë përfshirë edhe njerëz që jetojnë prej vitesh jashtë shtetit, ndërsa burime theksojnë se sherri të ketë nisur pikërisht për zaptimin e tokave të njëri-tjetrit.


Ndërkohë në po të njëjtin vend njëri prej autorëve është munduar të largohet nga vendin i ngjarjes dhe në nxitim e sipër mjeti ka marrë përpara një shtetase femër, e cila është plagosur dhe transpotuar në spital.


Policia po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes.