Kryeministri Edi Rama premtoi dy ditë më parë se në qytetin e durrësit do të hapej një nga akademitë më prestigjoze të futbollit, nga një klub i njohur evropian.

Megjithëse Rama tha që emri do isht surprizë, ëhstë mësuar se klubi për të cilin bëhet fjalë është skuadra angleze e Manchester City-t.

Pikërisht për të arritur një marrëveshje me klubin, Rama udhëton sot në Britani, i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Marrëveshja parashikon ndërtimin e një Akademie të Futbollit të të rinjve, aty ku do të evidentohen dhe trajnohen talentet shqiptare në futboll, që më pas kjo skuadër prestigjoze të mundë t’i përdorë si asete të saj.

Gjithashtu, mësohet se akademia e Futbollit është parashikuar të ndërtohet në zonën e ish-Kënetës.

Klubi anglez është në pronësinë e Sheikh Mansour bin Zayed bin Sultan Al Nahyan KBE, i cili është dhe zv.presidenti i Emirateve të Bashkuara Arbe.