Është zgjedhur ditën e sotme anëtarja e 9 e Gjykatës Kushtetuese.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se anëtarja është Holta Zaçaj. Zaçaj është zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.
Paraprakisht mësohet se Holta Zaçaj është zgjedhur pasi mori gjashtë vota, ndërsa bëhet me dije se Zaçaj do të zëvendësojë Vitore Tushen.
Tashmë me zgjedhjen e anëtarit të ri Gjykata Kushtetuese plotësohet më nëntë anëtarë.