Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vendimi për regjistrimin e PD do të jepet kur të mbarojë afati prej 48 orësh.

I pyetur nëse do ta regjistrojë PD-në dhe pa deklaratën solemne me firmën e Lulzim Bashës, Celibashi tha se përgjigjja është vendimi që do të marr pasi kalon afati 48 orë që i kam lënë PD për të plotësuar dokumentacionin.

Celibashi: Pyetja ishte 100% e saktë. Do e marr vendimin pasi të ketë kaluar afati 48 orë që iu është dhënë PD për të plotësuar dokumentacionin, që në bindjen time është i mangët. Me siguri dhe atëherë që do keni pyetje. 

Pyetja: Kur nuk rregjistrohet PD e Bashës, komisionerët qëndrojnë? 

Celibashi: Kjo është pyetje me nëse, kur të kemi faktin, bazuar dhe në një të dhënë e në disa dokumente, do kemi edhe vendimarrjen. Vetëm kështu përgjigjia është 1.

Pyetja: Kur përfundon 48 orëshi?

Celibashi: Në interpretim të ligjit, përfundon sot, në orën 24:00.