Opozita ka nisur të kalkulojë mënyrat e daljes në zgjedhjet e 25 prillit, duke përgatitur skenare të reja që synojnë maksimalizimin e votave. Opozita në bllok, si PD, ashtu edhe LSI-ja kanë dalë kundër propozimit të PS-së për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe kjo duket se vjen për shkak të faktit se dalja me një subjekt të vetëm nuk i mposhtin dot socialistët. Kjo pasi si PD, ashtu LSI nuk arrijnë dot të dalin si partie parë, kjo të paktën e ka treguar dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare.


Skema e PS parashikon që të ketë koalicion me një listë partie, por kjo duket se nuk i kënaq PD-në, që po mendon si kundërpërgjigje për t’ju përballuar makinacioneve politike që pritet të reflektohen në Kodin Zgjedhor, pas mbledhjes dhe vendimeve që do të marrë Këshilli Politik.


Opozita po mendon që të përdorë si taktikë daljen me dy koalicione të veçanta, ku PD-ja do të ketë koalicionin e saj, e po ashtu dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.


Partia Demokratike  do të jetë të jetë bashkë me aleatët e saj tradicionalë si Partinë Republikane, Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, me një listë të përbashkët kandidatësh.


Lëvizja Socialiste për Integrim, do të jetë bashkë me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partinë Agrare Ambientaliste dhe Partinë Demokristiane.


Kështu janë skenaret që po përfliten, por se pritet shihet nëse do të konkretizohen dhe kjo varet më tepër nga mënyra se si do të përcaktohet në Kodin Zgjedhor për daljen në koalicione.


LSI-së gjithsesi mund t’i leverdisë dalja jashtë koalicionit me PD-në, kjo për shkak se shumë prej mandateve mund t’ia marrin demokratët, ndërsa aleatëve të PD-së mund t’i leverdisë largimi i LSI-së, pasi mund të përfitojnë deputetë nga mbetja e votave në procesin e ndarjes së mandateve.