Familja Sakaj në Suk1 të Roskovecit kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të humbur prej 5 ditësh, Ferit Sakaj 30 vjeç.
Lajmin e konfirmojnë kunati dhe e motra e të humburit që jetojnë e punojnë prej vitesh në Greqi.
Ata pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku ka kryer edhe denoncimin për zhdukjen e tij.
30-vjeçari ishte larguar nga banesa pesë ditë më parë dhe nuk është kthyer më. Largimi ka qenë në datën e 1 janarit.
Familja Sakaj është e dëmtuar pasi kryefamiljari ka ndërruar jetë duke peshkuar në lumin e Semanit disa vite më parë, ndërsa një vëlla tjetër 14 vjeç Ergis Sakaj gjeti mbytjen po në lumin Seman në muajin gusht të vitit 2022.
E ëma e 30-vjeçarit ka kryer denoncim në policinë e Roskovecit dhe ka pohuar se ai kur ishte larguar i kishte thënë se do shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier dhe nuk është kthyer më.
Pohojmë se 30-vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë.