Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian, Davide Pecorelli në Shqipëri.

Së fundmi, një nga miqtë e tij, në një intervistë për mediat italiane është shprehur se ai dhe miku i tij kishin lënë që të hapnin një biznes në Umbria.

“Kemi shkëmbyer mesazhe disa herë gjatë muajit dhjetor, ai ishte i qetë, shpërthyes si zakonisht, optimist për biznesin që do të zhvillonte në Shqipëri. Çfarë biznesi? Nuk e di me siguri”, ka thënë ai, pasi Pecorelli po vijonte të kërkonte një kompani, për të filluar prodhimin e mallrave me markën ‘Hairdressers Milan’ që ai më pas mund t’i eksportonte në Itali.

Ndër të tjera italiani shprehet se miku i tij përmes një mesazhi të dërguar në WhatsApp, i tregonte se kishte hapur një biznes në një qendër tregtare në Vlorë, gjithashtu i kishte thënë se do të kthehej në Itali më 10 Janar. Ndërsa në lidhje me pistën e vetëvrasjes, miku i biznesmenit shprehet skeptik për një gjë të tillë.

“Le të mos bëjmë shaka, për çfarë arsyesh duhej të bënte një gjë të tillë?”, ka thënë ai.

Megjithatë është ende e paqartë arsyeja pse 45-vjeçari në një kohë kur të gjitha bizneset e tij ishin në Vlorë,  i duhej të udhëtonte në drejtim të Pukës.

Ndërkohë, deri më tani as hetuesit italianë dhe as shqiptarët nuk kanë janë ende në gjendje të përcaktojnë nëse Davide ishte në makinën e djegur afër Pukës. Kjo për faktin se brenda automjetit u gjetën vetëm disa eshtra dhe sende personale.

Ndërsa pastori që thirri policinë tha se nuk kishte dëgjuar ndonjë thirrje për ndihmë. E gjithë kjo do të marrë fund, në përfundim të analizës së ADN-së, si e vetmja provë e aftë për të provuar nëse Davide Pecorelli ishte brenda makinës Skoda apo jo. 45-vjeçari nuk ka pasur kontakte me familjen e tij që nga 6 janari.