Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 13-vjeçare shqiptare ka humbur jetën.

Mësohet se e mitura shqiptare ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i pestë në një pallat në Ban-Saint-Martin Moselle, Francë.

Mediet franceze shkruajnë se ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e shtunën 26 nëntor. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta.