Flakët e zjarrit kanë përfshirë parkingun e një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku për pasojë janë djegur disa mjete.
Ngjarja është raportuar mesditën e sotme, ku në vendngjarje janë katër forca zjarrfikëse. Shërbimet e policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Autori dyshohet se është një person me probleme të shëndetit mendor.