Forcat e zjarrfikëses vijojnë “luftën” me vatrat e zjarrit në pyllin e Peshtanit në Fier. Edhe pse temperaturat dhe forcat zjarrëfikëse janë shtuar, duket se akoma nuk është fituar beteja më flakët në atë zonë.
Nga flakët e vazhdueshme prej disa ditësh, kanë bërë që të nxjerrin në pah munizion luftarak, i cili mendohet se ndodhet i fshehu në atë zonë prej vitit 1997.
Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë ndërsa një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve kanë dalë edhe në rrugë.
Ndërkohë për shuarjen e zjarreve është ndërhyrë edhe nga ajri përmes helikopterëve.