Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivët e policisë që u arrestua pas zjarrit që ra në Komisariatin e Kamzës, ku humbi jetën Arben Mici.
Efektivët u arrestuan dy ditë më parë nën akuzë për “Shpërdorim detyre”, pasi në Komisariatin nr.5 të Kamzës, ndërkohë që ata ishin në shërbim, ra zjarr duke i marrë jetën 26-vjeçarit Arben Mici që qëndronte në një nga qelitë e paraburgimit.
Zjarrin dyshohet se e ka ndezur Arben Mici, pasi efektivët e lejuan të mbante çakmak në qeli.