Zv/ministrja Mira Rakacolli tregoi skenarët e mundshëm që do ndiqen nëse shtohet ndjeshëm numri i të infektuarve me Coronavirus dhe kapacitetet në spitalet Covid në Shqipëri nuk janë të mjaftuesheme. 


Ajo tha se kjo gjë ishte parashikuar dhe se për këtë do të shërbejnë spitalet rajonale. 


“Ne po punojmë për rritjen e kapaciteteve për të patur mundësinë që të mos mungojë asgjë përsa i përket trajtimeve të pacienteve në spitalet rajonale, të konfirmuar me COVID19 apo të dyshuar. Sigurisht kjo do të jetë në një moment të dytë,” u shpreh ajo. 


Ndërsa lidhur me moshën mesatare të të prekurve në vendin tonë, Rakacolli tha në Neës24, se vihet re një ulje e numrit të moshës së të prekurve me Covid.


Sipas saj kjo për shkak të ekspozimit të tepërt dhe mos marrjes së masave të këshilluara herë pas here nga mjekët apo ministria. 


“Mosha mesatare e pacientëve të prekur vazhdon 30-40 dhe 40-50, më përpara ka qenë në mosha më të mëdha. Një nga shkaqet është mos respektimi i distancave, grumbullimet apo vajtja nëpër plazhe pa u ruajtur. Ka rënë mosha e të prekurve me Covid,” tha Rakacolli.