Kryeministri Rama ka ndarë sot një video me ndjekësit në rrjetet sociale, ku bën një bashkëpunim të shkurtër me kamarierët e një lokali në Radhimë. Kryeministri i pyet për pagën, ku ata shprehen se paguhen 1 mijë euro në muaj dhe bakshishet i mbajnë vetë. Rama shton se pagat e turizmit në Shqipëri nuk janë më të ulëta në Greqi.

Dhe bakshishi mesatarisht 50€ dita. Tani o burra, algoritmi në sulm me librin e shtëpisë në komente”, shkruan kryeministri përbri videos.

Biseda mes kryeministrit dhe tre kamarierëve:

Rama: Ndalova për një kafe këtu në Lungomaren 4 të Radhimës së rilindur. Më erdhi një nga këta djemtë për të më sjellë kafen dhe e pyeta sa e keni pagën? Më tha 1000 euro. Sa e keni pagën?

Kamarierët: 1000 euro.

Rama: Bakshishet?

Kamarierët: I mbajmë vetë.

Rama: I mbani vetë. Ja urdhëroni, këtu jemi në Lungomaren 4 në Radhimë, kush do ta verifikojë, le të vijë. Në Shqipëri nuk ka në turizëm paga më të ulëta se në Greqi, ndërkohë që taksat janë më të ulëta.