Monika Kryemadhi, ka shpërthyer me akuza për presion psikologjik gjatë ditës së gjyqit në Apelin e GJKKO-së. Ajo ka treguar se, vetëm 5 minuta para se të hyjë në gjykatë, 10 oficerë policie kanë zbarkuar në shtëpinë e saj, një akt që e konsideroi si një skenar të qëllimshëm për të krijuar presion mbi të. Sipas Kryemadhit, ata u shfaqën edhe ditën tjetër dhe kërkuan që të largohej nga shtëpia e saj, duke i thënë se prona ishte e ligjshme, por se duhej të dilte.

Ajo gjithashtu ka komentuar në lidhje me bastunin që përdor për shkak të një dëmtimi të gjurit, duke thënë se e ka bërë gjatë ushtrimeve në palestër dhe se ka bërë një trend me të.

DEKLARATA:

Kryemadhi: Atë ditë që kemi pasur gjyqin në Apel 5 minuta para se të hy në gjyq 10 policë zbarkuan në shtëpinë time, ishte një skenar interesant për të krijuar presion psikologjik, kanë ardhur edhe ditën tjetër, u vendos proces verbali u firmos nga unë dhe mamaja ime, erdhën dhe të agjencisë së sekuestros, duhet të dalim nga shtëpia, prokurori dhje gjyqtarja thanë a është e ligjshme prona që ata jetojnë, po tha, por mendojmë se duhet të dalim nga shtëpia.

Ku e keni vrarë këmbën?

Kryemadhi: Ju e dini që unë bëj shumë palestër, e kam vrarë gjurin në palestër, më pëlqen shumë ky bastuni, është bërë edhe trend.