Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me një nga personat më të rëndësishëm të bandës së Durrësit. Sipas SPAK, dyshohet se Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles pas lirimit të tij nga burgu. Nuredin Dumani ka treguar para hetuesëve se Martinaj i ka ofruar 100 mijë euro për të vrarë Doklen, por ky i fundit nuk e ka bërë.

“Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët, doja konflikt me Ervis Martinajn,” – mësohet se është shprehur Dumani në rrëfimin e tij. 

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe me duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011.

Në total janë lëshuar 32 masa arresti. Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre.