Gazeta Shqip - Logo
Të funditTë përfolura
Gazeta Shqip - Logo
Gazeta Shqip - Logo
Newsletter
Të fundit
Të përfolura
AktualitetMe RëndësiBiznesInvestigimInteresi Publik
KosovaBotaMendimi imKomentSport
NdrysheArtiLifestyleHoroskopiReceta Gatimi
Top Albania RadioPodcastsLibraVideo
Aktualitet

100 milionë euro Becchetit, deputeti kërkon mocion shkarkimi për qeverinë, Ruçi: Ndiq procedurën

10:52 | 16 Korrik 2020


Gjyqi i humbur i qeverisë shqiptare ndaj biznesmenit italian Francesco Beccheti dhe fatura 100 milionë që duhet të paguajë qeveria ka qenë çështja e ngritur nga opozita në Parlament.

 

Deputeti Erion Piciri gjatë seancës së sotme në Kuvend ka kërkuar një mocion shkarkimi për qeverinë. Kërkesa ka ardhur pas vendimit të gjykatës së Arbitarazhit që e ngarkon qeverinë shqiptare që t’i paguajë 111 milionë euro biznesmenit italian Francesco Becchetti dhe ortakëve të tij për shpronësim të padrejtë të investimeve të tyre në një televizion privat.


“Parlamenti duhet të mbajë një qëndrim për çështjen Beccheti, çfarëdo lloj qëndrimi, me mocion, me shkarkim, me çfarë do të dëshironi, por janë 100 milionë euro nga buxheti I shteti. Është shumë e rëndësishme, duhet mbajtur një qëndrim, se 100 milionë euro nuk janë nuk janë ën kontratën sociale, politike, që keni lidhur me zgjedhësit, për këtë dëm që i keni bërë buxhetit të shtetit. Unë jam një njeri, nuk i kam votat, por I bëj thirrje opozitës parlamentare që të iniciojë një mocion të tillë”, tha Piciri.


Për këtë kërkesë nga ndërhyrë kryeparlamentari Ruçi, i cili ka kërkuar që ka të drejtën të bëjë mocion, debat apo të kryejë interpelancë, por nuk ke të drejtë mbash deklaratë.


“Bëje kërkesën me shkrim, do të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe do ta planifikoj në seancën parlamentare”, theksoi Ruçi.



 


  • GAZETA SHQIP

    • Rreth nesh
    • Marketing
    • Newsletter
    • Mundësi Punësimi
    • Kontakt
  • TOP ALBANIA RADIO

    • News
    • Shows
    • Video
    • Podcasts
  • MORE

    • Top Channel
    • TimeOutTirana
    • Top Music Awards
  • Social

    • Newsletter

Privacy Policy & Terms of UseCookie Policy
Gazeta Shqip - Logo