Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha zhvilloi një sërë takimesh me qytetarë, sipërmarrës dhe familjarë në Njësinë 10 dhe zonën e Laprakës në Tiranë.
Fokusi i bisedave ishte lufta kundër korrupsionit dhe rikthimi i ekonomisë në shërbim të qytetarëve.
“Jemi 100% me SPAK-un dhe 100% kundër korrupsionit. Me votën për numrin 4, do të sigurohemi që lekët mos të shkojnë më tek shokët e Ramës te 7×7=313, por të kthehen aty ku duhet: tek qytetarët dhe biznesi i ndershëm shqiptar“, u shpreh Basha.
Ai theksoi se një nga arsyet pse korrupsioni ka mbizotërimin absolut mbi ekonominë, është sepse politikat e 12 viteve të fundit kanë favorizuar klientelizmin dhe koncesionet, duke lënë në harresë sipërmarrjen e ndershme. Rreth 70% e bizneseve shqiptare, sipas studimeve të fundit, kanë raportuar se u është kërkuar ryshfet.
Në këtë kontekst, Basha prezantoi një pjesë të programit të Koalicionit Euroatlantik për zhvillimin ekonomik, ku theksi është te liria e tregut, mbështetja për sipërmarjen dhe taksat e ulëta. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin Koalicionin Euroatlantik më 11 maj, si të vetmen alternativë politike që jo vetëm flet për drejtësi dhe zhvillim, por ka dhe vullnetin dhe vizionin për ta realizuar.
Gjatë takimeve kishte dhe nga ata qytetarë që shprehën mbështetjen hapur për Bashën dhe pakëaqësitë për qeverisjen e Edi Ramës.
“O Lul, na bëni derman se na kanë zënë frymën” – u shpreh një nga qytetarët, ndërsa një i ri tha se “Jam arkeolog me tre diploma. Imagjinoje ti, me tre gjuhë të huaja. Çfarë bëhet kështu, do bëjmë ndryshim apo s’do bëjmë ndryshim? Ke zgjuarsi, ke dhe mbështetjen time”.
Basha shtoi se vota për Ramën dhe Berishën, është votë për të liruar shokët e tyre nga burgu. Ndërsa vota për numrin 4, është e vetmja garanci që SPAK të vazhdoj punën, me qëllimin e vetëm që paratë mos të shkojnë tek 7×7-313, por në xhepat e shqiptarëve.



