Isa Boletini dhe Ismail Qemali gjatë mbërritjes në Durrës, më 26 nëntor 1912


Në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë, që kanë përfshirë të gjithë Shqipërinë, sot në portin e Durrësit është improvizuar mbërritja e Ismail Qemalit me një anije nga Italia.


Qindra të rinj me flamur në dorë kanë përshëndetur ardhjen e “arkitektit” të pavarësisë së Shqipërisë, i cili më 26 Nëntor të vitit 1912 mbërriti në Durrës për të nisur më pas rrugëtimin drejt atij që do të hynte në histori si qyteti i flamurit, Vlorës.


Në ceremoni ka marrë pjesë kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, të cilit i është dorëzuar flamuri kuq e zi.


26 nëntor 2012 (gazeta-Ship.com)