Një 13-vjeçar nga lagjja “5 Maji” në Elbasan është zhdukur prej tre ditësh, ndërsa familja e tij është në ankth dhe kërkon ndihmën e autoriteteve për ta gjetur.
Babai i djalit, një 54-vjeçar, ka bërë kallëzim në polici duke njoftuar për largimin e të miturit nga banesa. Fëmija është pjesë e komunitetit rom dhe sipas informacioneve paraprake, ai lypte në rrugë përpara se të zhdukej.
Dyshohet se adoleshenti mund të jetë larguar në ndonjë qytet tjetër për të vazhduar aktivitetin e lypjes.
Policia ka nisur kërkimet për të identifikuar vendndodhjen e tij dhe për ta rikthyer në familje.
