Detaje të reja janë mësuar nga atentati i rëndë i cili tronditi Krujën, mesnatën e 4 korrikut, ku mbeti i vrarë gabimisht Ramazan Sina, 29-vjeç dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit të krimit, 13 dhe 10 vjeç.
Mësohet se një ditë më pas ekzekutimit, gjendja shëndetësore e 13-vjeçarit akoma nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.
“Kushëriri i Bejtjas ka arritur të shquajë tre autorët e atentatit. Durim Bami nuk është marrë në pyetje, sepse rezulton të jetë jashtë shtetit.
Gjendja e 13-vjeçarit, djalit të objektivit të atentatit, është më e stabilizuar, por mjekët thonë se nuk e ka kaluar akoma rrezikun për jetën. Djal i vogël, 10-vjeçar i cili mbeti po ashtu i plagosur, mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën”, mësohet nga atentati.