abuzimi me te mituritNjë 14-vjeçar është arrestuar sot pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me  një të mitur. Ngjarja ka ndodhur me 3 shtator 2015, në qytetin e Durrësit.


Sipas policisë, shtetasi R.K.,14 vjeç, ka abuzuar me vogëlushen A.X., 5 vjeç. Denoncimi është bërë tre ditë më pas, nga babai i vajzës, shtetasi V.X., 34 vjeç. Ndaj të arrestuarit rëndon akuza e marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur.


Ndërsa në Qytetin e Fierit është arrestuar 46-vjeçari, Th.Ç, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 19-vjeçare. Aktin kriminal 46-vjeçari e ka për përgjatë 3 viteve, 2010-2013. Vajza ka preferuar që ta denoncojë rastin vetëm pas dy vjetësh. Ndaj të arrestuarit rëndon akuza e përdhunimit.


6 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)