Zbardhet dëshmia e qytetarit që shpëtoi nga vdekja të miturën 14-vjeçare nga Korça, e cila u vetëhodh nga ballkoni i shtëpisë së saj.
Ai ka treguar se ndodhej në një lokal kur dëgjoi zëra dhe doli për të parë se çfarë po ndodhte. Në momentin që vajza është hedhur, ai ka dalë poshtë për ta pritur. Qytetari tregoi se të miturën e shihte si mbesën e tij dhe për këtë arsye ndërhyri për ta ndihmuar.
“Unë për momentin isha në klub, dëgjoj zëra dhe kur vajta aty kur shikoj unë ajo do hidheshe. I dola përpara, e shihja si mbeskën time se ishte e vogël, i dola para. Fati i saj që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë. Unë vetëm dorën çava aty dhe pak në shpatull një dhimbje, por jo shumë e madhe, e vogël. Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, unë vetë me iniciativën time hyra si ato shqiponjat e prita. Aq sa kisha mundësi”, ka treguar qytetari.