Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ky një 15-vjeçar u qëllua me thikë gjatë një sherri me bashkëmoshatarë.  Sipas gazetares, i mituri është në gjendje të rëndë pasi ka marrë një goditje me thikë pranë zemrës, e po ashtu ka humbur shumë gjak.

Sherri mes të miturve ka nisur pas një konflikti banal në rrjetet sociale, e më pas ata kanë lënë vend takim.

15-vjeçari po lufton me jetën. Ka qenë një konflikt banal ku janë përdorur thika por dhe shkopa bejsbolli. I mituri ka humbur shumë gjak dhe është në gjendje kritike. Ai ka marrë gjak nga familjarët dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ka 4 plagë me thikë dhe një shumë pranë zemrës. Ai u dërgua nga shokët në spital.

Ndërkohë, policia me të marrë dijeni për ngjarjen ka nisur kërkimet për të ndaluar autorin e dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në ngjarje. Adoleshentët ishin nxënës të gjimnazit ‘Nikollë Kaçorri’. Drejtoresha u shpreh se ngjarja ka ndodhur jashtë shkollës. Familjet e fëmijëve janë fqinj dhe konflikti ka nisur me fjalët ‘më shave’. Pas kësaj kanë mbledhur shokët dhe janë përballur në sherrin që përfundoi me një të plagosur rëndë.”- tha gazetarja.