Një ngjarje tragjike është regjistruar në një kompleks pushimi në fshatin Mashkullorë, në rrethin e Gjirokastër, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është gjetur i pajetë në një pishinë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa i mituri po notonte në pishinën e kompleksit. Dyshohet se ai ka pësuar infarkt gjatë kohës që ndodhej në ujë, duke humbur menjëherë ndjenjat.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
