Halla e 15-vjeçarit Erjon Boba, i mituri që ndërroi jetë pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar, ka marrë pjesë në protestë ne sotme para kryeministrisë. Në fjalën e saj mes lotësh, ajo ka lëshuar akuza mjaft të rënda ndaj sistemit shëndetësor dhe shtetit shqiptar. Ajo tregoi se përveç agresorit, në vdekjen e nipit të saj ka ndikuar drejtpërdrejt edhe kolapsi i spitaleve, duke denoncuar faktin se gjatë kohës që i riu po i nënshtrohej operacionit për jetën, në spital janë fikur dritat.
“Unë jam halla e Erionit. Ai u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, por e vrau edhe shteti, sepse gjatë operacionit u fikën dritat në spital! Plagët e këtij vendi janë lotët e nënave shqiptare që nuk i kanë fëmijët. Të bashkohen me të gjitha lotët e tyre, që peshojnë shumë mbi tokën shqiptare. Unë jam mësuese dhe jam poete që shkruaj, por pena ime loton për Erionin prej muajsh. Dhimbja jonë do shërohet kur të shërohet Shqipëria. Shporruni të shpëtojë ky vend! Bravo rinia shqiptare, e gëzofshi Shqipërinë e bukur!”- përfundoi ajo.

