LGTB
Në të gjithë botën, 17 Maji, është Dita Kundër Homofobisë. Përfaqësuesit e Ambasadës Pink dhe LGTB, të vendosur pranë sheshit “Vëllezërit Frashëri” kanë bërë apel për respektimin e të drejtave të këtij komuniteti, i cili këtë vit ka si moto luftën kundër virusit të homofobisë në internet por edhe në mediat sociale!
“Komuniteti LGTB nuk kërkon asgjë tjetër veçse të dashurojë, të jetë i dashuruar dhe të jetojë jetën e vet në mirëqenie si gjithë pjesa tjetër e shoqërisë”, thotë Altin Hazizaj, përfaqësues i Ambasadës Pink.
Në këtë panair, diversiteti, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Punës, të Komisionit kundër Diskriminimit dhe Avokatit të Popullit është ekspozuar edhe trekëndëshi Pink, simbol i lëvizjes LGTB.