Një ngjarje tronditëse që ka tronditur opinionin publik italian është rikthyer sërish në vëmendje pas arrestimit të Ambera Salijit, shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila akuzohet se joshte dhe nxori në pritë 17-vjeçarin shqiptar Ismail Luli. Krimi ndodhi në korrik të vitit 2015 në Sant’Angelo in Vado, në provincën Pesaro-Urbino.
Sipas hetimeve, Ambera e kishte ftuar Lulin në një takim “për sqarim”, por në të vërtetë e çoi drejt vdekjes. Në stacionin e autobusit e prisnin dy bashkëatdhetarë të saj, Igli Meta dhe Marijo Mema, të cilët e torturuan dhe e vranë në mënyrë mizore.
Ndërsa autorët e vrasjes u dënuan me burgim të përjetshëm, Ambera u dënua me 5 vite e 3 muaj për bashkëpunim. Pas gati një dekade në arrati, ajo u kap nga karabinierët, pak para se të arratisej drejt Maqedonisë së Veriut.
