Policia e Vlorë ka proceduar penalisht një 18-vjeçar i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me nje adoleshente, 14-vjeçare.

Kallëzimin e ka bërë vetë nëna e vajzës e cila ka mësuar për aktin mes dy adoleshentëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës.

Njoftimi i policisë:

U referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. D., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim nëna e një 14-vjeçareje, duke pretenduar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur.