Ministrja për Europën dhe për Punët e Jashtme ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë së saj.

Në një postim në Facebook Spiropali shkruan se kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë.

“Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj”, shkruan ministrja.

Postimi i plotë i Spiropalit:

Gëzuar Kosovë!

Urime 18-Vjetorin e Pavarësisë!

Kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë.

Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj.

Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm. Me institucione të konsoliduara, me demokraci në zhvillim dhe me një orientim të qartë euroatlantik, ajo vazhdon të ecë përpara, hap pas hapi, me besim dhe përgjegjësi.

Në këtë përvjetor, Shqipëria qëndron pranë Kosovës si motër dhe si aleate, me përkushtim të plotë për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen tonë europiane.

Urime nga zemra për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë.

Gëzuar Pavarësinë!

Top Channel