Dy prej protestuesve të lënduar gjatë protestave studentore vijojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, njëri prej tyre ndodhet i shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë, ndërsa tjetri në atë të Ortopedisë. Të dy paraqiten në gjendje të stabilizuar, por kanë ende nevojë për kujdes të specializuar.

Që prej nisjes së protestave, më 13 tetor, numri i personave të lënduar ka arritur në 347. Mes tyre janë 199 efektivë të Policisë së Shtetit, 109 protestues, 30 kalimtarë të rastit dhe 9 përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetas i huaj.

Pjesa më e madhe e të lënduarve kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të goditjeve në kokë dhe frakturave në gjymtyrë apo pjesë të tjera të trupit.

Sipas të dhënave, 32 persona janë shtruar në spital, disa prej të cilëve kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale. Shumica e të lënduarve të tjerë janë trajtuar në urgjencë dhe më pas janë larguar drejt banesave të tyre.

Is this conversation helpful so far?