Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Breaking” në “Top News” ishte avokati Idajet Beqiri. Avokati foli në lidhje me SPAK.

Kohët e fundit Prokuroria e Posaçme ka kryer shumë arrestime dhe ka “bllokuar” shumë emra me pozicione të larta në politikë si nga mazhoranca dhe nga opozita. Një nga çështjet që SPAK ka hapur së fudi është edhe dosja e “21 janarit” ku janë thirrur shumë prej deputetëve për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me protestën e 21 janarit ku humbën jetën 4 prej protestuesve.

Avokati shpjegoi se dosja e 21 janarit shpjegon të gjitha vrasjet e kryera kohë më parë në qeverinë e Sali Berishës. Ai tregoi që Sali Berisha krijoi kushtet për t’u kryer kjo vrasje shtetërore që të mbronte Ilir Metën dhe populli mos të revoltohej më për protesta. Ndvrsa Lulzim Basha do të thirret së shpejti në SPAK për të dhënë dëshminë e tij si ministër i brendshëm në atë kohë dhe si person që ka dijeni për ngjarjen.

Sipas avokatit kjo çështje është drejt fundit.

“21 janari është kryetema dhe çështja më evidente për shkak të hetimeve që po zhvillohen. kemi të bëjme me një dosje e cila i bën skaner se çfarë sistemi kishim dhe si vriste pushteti, e cila nuk ishte vrasja e parë kjo. 2 prilli në Shkodër, vrasjet masive në 97 i vrau shteti për të marrë paratë e firmave piramidale. Kjo punë e vrasjeve shkoi si pa të keq, nuk po mbyllej cikli i vrasjeve. Donte përgjigje kjo punë dhe përgjigje jep dosja e 21 janarit. Do t’i jepet fund shpejt, provat janë grumbulluar, video, libra, audio, emisione, po sistemohen vetëm disa dëshmitarë kryesorë.

Pritet thirrja e Lulzim Bashës ai do shkojë si person që ka dijeni por do pyetet dhe për pozicionin e tij pasi akuzohet asi bashkëpunvtor i Berishës për vrasjet në bulevard. Nuk janë vetëm 4 janë edhe 11 në tentativë. Në këtë aspekt do japi shpjegim sepse ishte ministër i brendshëm. Lulzim Basha ishte i dyti, Sali Berisha ishte i pari, ai krijoi kushtet për t’u bërë krim shtetëror që e bëri që populli mos të dalë në protestë dhe mos të revoltohej më edhe kur të kapeshin me presh në dorë drejtuesit e lartë të shtetit. Protesta u bë se u kapën me bllok në dorë 700 mijë euro, vjedhje e Ilir Metës pasi Ilir Meta ishte pjellë e tij e që të mbronte atë Berisha kreu atë vrasje” tha avokati Beqiri.