Vëllai i Hekuran Dedës, menjëherë sapo ka dalë nga SPAK-u ka folur për mediat. Ai ka thënë se SPAK ka përparuar hetimet për sa i përket çështjes së 21 janarit.

Vëllai i H.Dedës u shpreh se beson se ngjarja do të zbardhet. Ai deklaroi se në SPAK do të dëshmojnë dhe vëllezërit e tjerë të tij.

Vëllai i Hekuran Dedës: Ato gjëra që na kërkuan ne i thamë. Besoj se Gërdeci do zbardhet si ngjarje. SPAK kishte përparuar me hetimet për “Gërdecin”.  Po janë thirrur edhe vëllezër të tjerë për të dëshmuar.

Zabit Deda, prej orës 10:00 është thirrur nga prokurori i posaçëm, Alfred Shehu që po kryen veprime hetimore mbi vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar 2011.