“Paqja Fiskale”, një term i ngjashëm me amnistinë do të lehtësojë peshën e mijëra bizneseve, që kanë marrë gjoba apo kane krijuar borxhe nder vite.
‘Paqja’ parashikon fshirje të detyrimeve më të vjetra se 10 vjet, praktikisht të detyrimeve të krijuara deri në vitin 2016. Janë 355 milionë euro detyrime me vjetërsi mbi 10-vjeçare, të cilat praktikisht do të fshihen përmes kësaj paqeje fiskale, duke i çliruar bizneset nga statusi debitor.
Përfituesit e dytë më të mëdhenj do të jenë ata që kanë borxhe me vjetërsi deri 5-vjeçare. Për këto subjekte parashikohet fshirje e gjobave dhe e kamatave, por pagim i detyrimit. Deri në fund të qershorit, borxhi me këtë vjetërsi ishte 62,9 miliardë lekë ose gati 630 milionë euro, bashkë me kamatëvonesat.
Kategoria e tretë janë subjektet me borxhe nga 5-10 vjet. Kush realizon pagesën e detyrimit tatimor (pra të tatimit të papaguar) me 1 këst, merr zbritje 50% për gjobat e kamatat, ndërsa kush i paguan në disa pjesë merr ulje 25%. Borxhet me këtë vjetërsi arrijnë në vlerën 72.7 miliardë lekë ose 727 milionë euro.