Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palestineze, Ryyan Alwan. Sipas raportimeve, grupi hetimor ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim, pasi ka analizuar të gjitha veprimet e autorit.
Bashkëshorti i viktimës, 49-vjeçari Fadi Alwan, është parë shumë i qetë pas kryerjes së krimit, çka ka shtuar dyshimet mbi motivet dhe planifikimin e tij.
Çifti ndodhej për herë të parë në Shqipëri, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
