Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e grupit kriminal që çoi në pranga zyrtarë policie, mes tyre Erzen Breçanin dhe shpalli në kërkim të birin.
Raportohet se ka pasur biseda dhe me Ervin Matën i cili flet me Eralbi Breçanin pasi 240 kilogramë kokainë u kapën në aeroportin e Frankfurtit.
“Rezulton se në muajin shtator 2020, përdoruesi i SkyECC GSATDD, identifikuar si Ervin Luan Mata, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në grup chat-in e emërtuar 6H06SK:57. Nga biseda e zhvilluar dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me përdorues të tjerë SkyECC, pjesëmarrës në grup chat, kanë trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main-Gjermani. Lidhur me këtë bisedë, evidentohen edhe biseda të datës 29.09.2020 me përdorues të tjerë shqipfolës, ku shtetasi Ervin Mata i tregon që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 240 kg”, thuhet në dosjen e SPAK.
Pjesë nga biseda:
Unë e shes me 35. Ramazani ma ka pagu 34, ato mund ta dun dhe për Belgjik. Po unë e shes me 35 direkt, më e pakta. Tashi ça të them unë. Ok, ishalla i ka në Shqipëri. Do ta ul dhe pak.
Prit të dali malli, s’ësht ul avioni akoma, do dhe 2 orë
Vlla mos më shkruj se sdi ku kom kokën, mu kapën 240 cop. Do lexosh gazetat nesër. Në Frankfurt.
Dhe më pas kemi një komunikim tjetër me një përdorues tjetër për të njëjtën sasi “plak, po ai i Frankfurtit ka ndonjë lek se më çmendën këta të daljes. Ai i Frankfurtit mos i jap njeriu lekë”, i thotë, “përveç se kur të thuash ti. M’u kap komplet malli në Frankfurt nga dogana.
Biseda vijon më tej nga Mata:
Plak më shkruj pak kur të kesh mundsi. Thuj për lekët do shkoj një robi im dhe do ja kaloj veç atij. Veç Shqipri du lek un, ti kaloj 1 milion në Holland po të duash, po më pret… të flas, të kaloj lekët sot, mos e vrit mendjen.
Biseda me Eralbi Breçanin:
Dua cdo gje transparent me mua….Kaq dua… E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhash me 23 ne vlaencia me thoje 12.. Dhe flasim bashk… Dua tme besoah ne ca them… Me dysheme ta bej 600.. Pa merak i bej gjitha un.…. Dua ti te besosh kur flas un… E mos besosh ca thon tjeret…. Ok vllai.…Kam fillu qe die.…Pa merak do filloj kontaktet prap…