Të paktën 25 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Vlorës deri në orët e para të mëngjesit.
Kryesisht me probleme për shkak të konsumimit të alkoolit por mes tyre edhe persona të dëmtuar nga fishekzjarret. Mjeku Llambi Subashi thekson se janë pesë të dëmtuar lehtë nga fishekzjarret ndërsa pjesa tjetër kanë konsumuar pije alkoolike.
Kryesisht bëhet fjalë për të rinj, por fatmirësisht nuk ka patur raste të rënda ndërsa gjithçka është menaxhuar pa probleme.
“20 veta janë paraqitur në spital si pasojë e konsumimit të alkoolit qoftë birra apo shampanja. Rreth 5 veta janë dëmtuar si pasojë e fishekzjerreve, por deri më tani nuk ka pasur raste të rënda”, tha doktor Llambi Subashi.