Prokuroria Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për ish-policin Tomor Çela i cili në vitin 1997 vrau Elton Danin e Ledian Hoxhën pas një debati për përplasjen e makinave.
Sipas dosjes hetimore 3 ditë para ngjarjes ish-polici u aksidentua me makinë me dy personat.
Pas aksidentit ata nuk ranë dakord për dëmet e shkaktuara të mjeteve duke nisur një konflikt.
Vetëm pak ditë pas përplasjes Tomorr Çela akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj dy viktimave duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Elton Dani e Ledian Hoxha në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Volvo”.
Pas kryerjes së vrasjes i pandehuri Tomor Çela është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Rezulton së ai u ndalu më pas në SHBA ku në vitin 2022 është ekstraduar nga policia shqiptare.
Tomor Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg. Ky vendim u la në fuqi në Apel, por në vitin 2011 Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim.
Nga ana e të pandehurit nuk është paraqitur asnjë shenjë pendese për çfarë ai ka kryer, vrasjen e dy shtetasve të cilët kanë qenë në moshë të re
