Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhin e saj në nder të viktimave të sulmit të 11 shtatorit në Nju Jork.

25 vite më parë, në orën 8:46 të mëngjesit në Nju Jork, avioni i parë goditi Kullën Veriore.

Në një postim në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë tha se ndaloi në atë moment për të kujtuar 2,977 jetët e humbura më 11 shtator 2001, në Nju Jork, Virxhinia dhe Pensilvani, përfshirë tre shqiptaro-amerikanë.

“Ne kujtojmë çdo jetë të humbur. Ne nderojmë ndihmësit e parë që vrapuan drejt rrezikut dhe familjet që e kanë mbajtur këtë humbje për një çerek shekulli. Nuk do ta harrojmë kurrë”, u shpreh E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.