Një 26-vjeçar nga Rrësheni është arrestuar nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, pasi dyshohet se ka dhunuar motrën e tij, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po ashtu, në Kurbin, specialistët e Hetimit të Krimeve referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. T., 21 vjeç, i cili dyshohet se ka tentuar t’i marrë një varëse floriri një të miture 15-vjeçare. Procedimi ndaj tij është në gjendje të lirë.
Në një tjetër rast në Fushë-Milot, shtetasi P. F., 51 vjeç, banues në fshat dhe rezident në Itali, ka raportuar vjedhjen e banesës së tij, ku janë marrë disa vegla pune dhe orendi. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
