Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, do të dalë në pension javën e ardhshme, duke mbyllur një karrierë 29-vjeçare në Departamentin e Shtetit të SHBA. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka shërbyer nën udhëheqjen e pesë presidentëve amerikanë dhe dhjetë sekretarëve të shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim falënderoi për mundësinë që pati t’i shërbente vendit të saj dhe u shpreh optimiste për brezin e ri të shërbyesve publikë.

Ceremonia e lamtumirës u zhvillua në praninë e familjarëve, kolegëve dhe miqve, ku morën pjesë edhe ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, dhe ambasadori shqiptar në Uashington, Ervin Bushati.

Largimi i saj nga Departamenti i Shtetit lidhet edhe me një valë pensionimesh të shumta, ndërsa mediat amerikane raportojnë se Kim e pranoi pensionimin me kusht të një pagese, për të shmangur procese ligjore.

View this post on Instagram

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)