Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në ujërat e lumit Setë, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën teksa po peshkonte.

Viktima është identifikuar si Ervis Kaloshi, banues në fshatin Sinë e Poshtme.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa i riu ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë.

Pas ngjarjes, trupi i 29-vjeçarit është transportuar në morg, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e plota të këtij incidenti tragjik.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes vijojnë.