Një 23 vjeçare në Milano e cila shkoi për t’u kënaqur në një disko u përball me një ngjarje të rëndë. Ajo u tërhoq zvarrë dhe dhunë nga disko drejt një dhome moteli ku u përdhunua derisa iu mor frymë.

Përdhunuesit mësohet se janë tre shqiptarë të moshës 29, 23 dhe 22 vjeç të cilët përfunduan në prangat e policisë. Sipas mediave italiane, shqiptarët dhunuan të renë nga Haiti mëngjesin e 3 majit, pasi ishin takuar me vajzën në një diskotekë. Në fund të mbrëmjes, e reja dyshohet se është larguar me një nga djemtë, duke rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë.

Një nga tre të arrestuarit është Alvardo Agaraj, i riu tashmë i burgosur për vrasjen në Cornaredo të Abderrahimi Elkharmoudi, 45-vjeçarit maroken që vdiq pasi u qëllua dy herë në natën e 23 tetorit pasi i ngacmoi të dashurën